Vrojtohet planeti më i shndritshëm që njerëzimi ka njohur – Shqip

by admin
Spread the love

Vrojtohet planeti më i shndritshëm që njerëzimi ka njohur. Quhet LTT9779 b, orbiton rreth yllit të vet në më pak se një ditë tokësore, është i mbuluar nga re të përbëra nga metale, që reflektojnë dhe veprojnë si të ishte një pasqyre gjigande.

Zbulimi mban firmën e satelitit Tess të Nasës ndërsa vrojtimet janë realizuar nga misioni Cheops i Agjencisë Hapësinore Evropiane ESA, që ka si qëllim dhe studimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor.

Sipas studimit, të publikuar në revistën Astronomy and Astophysics, ky planet reflekton 80% të dritës që merr nga ylli i tij, ndërkohë që në të njëjtin kontekst, Toka reflekton vetëm 30% të dritës që merr nga Dielli.

Ky planet ka dimensionet e Neptunit dhe mund të konsiderohet si pasqyra me e madhe që njohim në univers. Ka një rreze 4.7 herë më të madhe se ajo e Tokës dhe rrotullimin e plotë ndaj yllit e përmbush në vetëm 19 orë. Sipas astronomëve, zakonisht planete të tille janë gjigande prej gazrash, dhe është hera e parë që përballen me një trup të tillë qiellor.

Klan News

You may also like