Vrasja e pilotit të dezertuar rus në Spanjë/ Zbulohet biseda në telefon me ish-të dashurën para se të ekzekutohej, në vendngjarje u gjetën…

by admin
Spread the love

Detaje të reja janë publikuar për pilotin e helikopterit ushtarak rus të vrarë në Spanjë, i cili dezertoi.

Sipas Daily Mail, dyshohet se ai mund t’u ketë dhënë vrasësve vendodhjen e tij përmes telefonatës që bëri me të dashurën ku e ftonte ta vizitonte në Alicante.

Kapiteni Maksim Kuzminov u gjet i ekzekutuar me plumba në një parking nëntokësor në Villajoyosa afër Alicantes në fillim të këtij muaji, ngjarje   që dyshohet se ishte një goditje e orkestruar nga Kremlini.

28-vjeçari u kthye në objektiv të skuadrave ruse pasi u largua nga atdheu gushtin e kaluar me një helikopter Mi-8 të vjedhur dhe duke e ulur atë në një aeroport ushtarak ukrainas.

Me një identitet të ri në Spanjë dhe i pasuruar nga ukrainasit pas dezertimit, ai kishte nisur të ndërtonte një jetë të re larg tmerreve të luftës.

Por ai besohet se ka bërë një gabim fatal duke kontaktuar ish të dashurën.

“Ne e dimë se ai kishte ftuar ish-të dashurën në Spanjë dhe më pas ai u gjet i vdekur. Ajo telefonatë mund të ishte përgjuar nga shërbimet sekrete ruse”, raportuan mediat spanjolle.

Ndërkohë, burime pranë hetimit pohuan se municione ruse u përdorën në sulmin ndaj tij për t’u sinjalizuar dezertorëve të tjerë shtrirjen e sigurisë së Kremlinit.

“Megjithëse kalibri ose marka e saktë nuk është zbuluar, fakti që municioni është i prodhimit rus konfirmon dyshimin se i vdekuri nuk është 33-vjeçari ukrainas që tregonte dokumentacioni që mbante, por 28-vjeçari kapiten Kuzminov.