Vrasja e Liridonës, Naim Murselit dhe dy të tjerëve iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj – Shqip

by admin
Spread the love

Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

You may also like