Von der Leyen: Ndërprerja e furnizimit me gaz nga Rusia është një instrument shantazhi

by admin
Spread the love

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin me gaz për klientët në Evropë është një instrument shantazhi.

Von der Leyen shton se lëvizja është e pajustifikuar dhe e papranueshme, si dhe tregon mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues i gazit.

Shefja e Komisionit Evropian thotë se vendet anëtare të BE-së kanë plane emergjence për këtë skenar dhe Komisioni Evropian është në kontakt të ngushtë me ta për të siguruar dërgesat alternative.

Po ashtu, Von der Leyen bën të ditur se po zhvillohet një takim i grupit të koordiminit të gazit për të hartuar përgjigjen e BE-së.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar alternativa të tjera dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët evropianë dhe botërorë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji në Evropë,” thotë shefja e Komisionit Evropian.

 

Artikulli paraprakBanka Botërore: Lufta në Ukrainë do të shkaktojë goditjen më të madhe të çmimeve në 50 vjet

You may also like