Von der Leyen: Koha të përdorim asetet e ngrira të Rusisë për Ukrainën

by admin
Spread the love

BE-ja duhet të marrë në konsideratë përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të blerë furnizime për ushtrinë e Ukrainës, deklaroi shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cituar nga Reuters.

Përpara parlamentit europian, Von der Leyen është shprehur se është “koha për të biseduar rreth përdorimit të këtyre parave për Kievin”, ndërsa kërkoi që BE-ja të bëjë më shumë në politikën e saj të mbrojtjes.

Nuk mund të ketë asnjë simbol më të fortë dhe asnjë përdorim më të mirë për ato para sesa ta bëjmë Ukrainën dhe të gjithë Evropën një vend më të sigurt për të jetuar”, u shpreh zyrtarja e lartë e bllokut. Reuters ka publikuar disa detaje më shumë mbi komentet e bëra prej saj. Sipas agjensisë së njohur të lajmeve, kryetarja e KE-së e ka pohuar se se kërcënimi i luftës për Bashkimin Europian mund të mos jetë “i menjëhershëm, por nuk është i pamundur”.

“Rreziqet e luftës nuk duhen ekzagjeruar, megjithatë përgatitjet duhet të ekzistojnë dhe kjo nis me nevojën urgjente për të rindërtuar, rifurnizuar e modernizuar forcat e armatosura të shteteve anëtare”, nënvizoi Von der Leyen, e cila në fjalimin e saj parashikoi një strategji të re europiane të mbrojtjes industriale të cilën komisioni do ta prezantojë zyrtarisht javët e ardhshme,  e që synon mes të tjerash t`i japë përparësi prokurimeve të përbashkëta.

Europa duhet të përpiqet të zhvillojë dhe prodhojë gjeneratën e ardhshme të aftësive operacionale fituese të betejës,” tha von der Leyen, duke shtuar se kjo nënkupton “karikimin në maksimum të kapacitetit tonë industrial të mbrojtjes në pesë vitet ne vijim.”


Top Channel

You may also like