Volodymyr dhe Olena Zelensky, çifti që po mban mbërthyer vëmendjen e botës

by admin
Spread the love

8 ditë pa u parë me njëri- tjetrin, Volodymyr dhe Olena Zelensky janë çifti që mban mbërthyer vëmendjen e gjithë botës.

Me një martesë prej 19 vitesh, që prej shtatorit të vitit 2003, prindër të dy fëmijëve, përkatësisht 17 dhe 9 vjeç, Volodymyr dhe Olena kanë një histori dashurie që ka nisur në bankat e shkollës.


Ata nisën të njiheshin kur Olena studionte për arkitekturë dhe Volodymyr për drejtësi, moment, i cili i gërshetoi rrugët e tyre për shumë gjatë.

Nga mediat e huaja mësohet se kur Zelensky shprehu për herë të parë planet për t’u futur në politikë, Olena kundërshtoi në mënyrë të ashpër këtë dëshirë të tij, pasi kishte jetuar një jetë, deri në atë moment larg vëmendjes.

Sot ajo është mbështetësja kryesore e politikave të Volodymyr dhe krahu i tij më i sigurt.

E njohur tanimë si shkrimtare, Elena është një nga personat me më shumë ndikim në Ukrainë për shkak të gjithë qasjes së familjes Zelensky përpara popullit ukrainas.

Ndonëse larg njëri- tjetrit për të siguruar mirëqënien e gjithësecilit, sot Volodymyr dhe Elena ndajnë përpara botës një nga historitë më të bukura të dashurisë, për shkak të forcës së përbashkët të treguar dhe hapave të hedhur përherë mbështetur tek njëri- tjetrit./revistawho.com

You may also like