Vodhi në 7 lokale në Kumanovë, arrestohet 45-vjeçari

by admin
Spread the love




MPB bën të ditur se ka arrestuar një 45-vjeçar nga Shtipi, i cili ka pranuar se në Kumanovë ka vjedhur në 7 objekte.

“Me datë 13.03.2023 në ora 10:00, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria S.M. (45) nga Shtipi. Ai dyshohet se më 12 mars 2023 ka hyrë në shtatë objekte biznesi, ku ka marrë para dhe sende. S.M. është ndaluar në stacion dhe në një bisedë zyrtare ka pranuar veprat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.


You may also like