Vodhi disa atlete në një banesë në Gjilan, arrestohet prishtinasi

by admin
Spread the love

Është arrestuar një person i vitit 1973 për vjedhje të disa atleteve të brendeve të ndryshme në një banesë në Gjilan.

Policia njofton se i dyshuari nga Prishtina është kapur të enjten pas bashkëpunimit me qytetarët.

“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë intervistimit është arritur që të sigurohen prova të mjaftueshme se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin Gjilanit”.

Gjërat e vjedhura të konfiskuara nga i dyshuari i janë kthyer pronarëve legjitim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.

You may also like