VMRO ia jep Zejdit 19 deputetë të vetë të formojë një grup të ri dhe të paraqesë interpelancë për rrëzimin e LSDM-së dhe BDI-së

by admin
Spread the love

Shefi i grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski e ka ftuar deputetin e Alternativës, Skender Rexhepi- Zejdi për rrëzimin e Qeverisë.

Koleg Skënder, hajde ta rrëzojmë së bashku qeverinë kri minale dhe popullore të delegjitimuar!

Pasi 61 deputetë e nënshkruan qartë dhe pa mëdyshje mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të premten, regjimi hibrid filloi një fushatë brutale, me shumë presione, kërcënime dhe shantazhe për të shkelur dinjitetin njerëzor dhe për të cenuar besueshmërinë e Kuvendit të Maqedonisë”, deklaroi Micevski.

Ai tha se deputët e opozitës duan ta ruajnë dinjitetin para popullit që e përfaqësojnë

Kolegë Skender Rexhepi, ta ruajmë dinjitetin e deputetëve dhe prandaj ju bëj thirrje që së bashku t’i japim fund nëpërkëmbjes së deputetëve nga regjimi hibrid dhe në përputhje me nenin 92 të Kushtetutës, të zgjedhim 19 deputetë nga Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe të paraqesimi në Kuvend iniciativë të re për votim mosbesimi ndaj qeverisë së regjimit hibrid LSDM-BDI.

Të mos ketë arsyetime pse është nënshkruar kjo apo ajo sepse kjo është votë kundër regjimit hibrid LSDM-BDI. Shpresoj se do të qëndroni së bashku me shumicën e deputetëve dhe do ta ruajmë dinjitetin e deputetit dhe reputacionin e Kuvendit të Maqedonisë”, është shprehur ai.

You may also like