(VIDEO) Mjekët paralajmërojnë personat alergjik, kujdes polenin

by admin
Spread the love

Përgjatë një periudhe të konsiderueshme ka pasur mot jostalib, me ulje dhe ngritje të papritura të temperaturës. Për të kuptuar se si këto ndryshime ndikojnë për shëndetin e njeriut, Tv Shenja ka kontaktuar me mjeken Sefian Ferati Bellçishta nga ambulanta Mediars në Shkup, e cila ka informuar rreth sëmundjeve të mundshme  që mund të shkaktohen prej ndryshimeve klimatike.  Ajo theksoi se ndryshimi i motit ndikon shumë në organizmin e njeriut, në veçanti tek fëmijët e posalindur, gjithashtu dhe tek personat të cilët kanë sëmundje kronike kardiovaskulare, sëmundje kronike të diabetit dhe sëmundje kronike të veshkëve si dhe ata me sëmundje të organeve të poshtme të frymëmarjes që janë si bronhitet, asma dhe ata që vuajnë me sinuset.

Sefian Ferati Bellçishta, mjeke

“Shkak i kësaj është gjithmonë ajri, ndryshimi i temperaturave, e dyta është ndotja e ajrit, mandej gjelbërimi. Tek disa persona ndikon në formë të alergjisë si dhe vetë poleni dhe disa drunj që apostafat bëjnë alergji tek personat. Në alergji mund të bashkangjiten edhe viruset edhe bakteriet prandaj duhet të kenë kujdes pacientët që kane alergji në këto që i përmenda, polenin apo gjelbrimet duhet të përdorin antihistaminik disa ditë ose antikongestiv për mos t’u rrjedhin edhe hundët”.

Mjekja potencon se shumica e pacientëve simptomet  e para i kanë me një tështitje me një kollitje apo një rrjedhje e hundës dhe se në momentin që e hetojnë këtë rekomandon të marrin barnat e nevojshme për të mos e komplikuar procesin e sëmundjes.

Sefian Ferati Bellçishta, mjeke

“Te të moshuartit tek ata që kanë më shumë sëmundje me diabet u paraqitet sheqeri shumë i lartë në vet gjakun dhe ata duhet të ritin dozen të insulinës që e marrin, te pacientët që janë me sëmundje kardiovaskulare, tek ata paraqitet tensioni dhe një shtrëngim në kraharor, tek ata duhet të matet tensioni në mëngjes dhe në mbrëmje dhe të konsultohet me mjekun amë, a duhet të vazhdohet terapia të ritet apo të ulet terapia. Si dhe te pacientët që janë me sëmundjet e veshkëve edhe tek ata urea kreatinini u rritet në shifra shumë të larta edhe duhet me pas kujdes në ushqimin, ata duhet me tepër uje 2 litër 3 e gjysmë litër në ditë të konsumojnë”.

Mjekja Sefian Ferati Bellçishta për më tepër njofton se nëse është temperatura brenda 24 orëve atëherë ajo është ftohje gripi, ndërsa nëse paraqitet pas 3 ditëve temperatura atëherë mund të jetë ndonjë lloj i vet kovidit sepse siç ajo theksoi  kovidi do të jetë aktual gjatë kësaj periudhe kohore. Ajo iu bën apel qytetarëve që nëse janë temperaturat e larta mos të dalin pas orës 11:00 deri në ora 16:00 dhe nëse do ta kenë të domosdoshme të përdorin mjete mbrojtëse, ndërsa varësisht nëse janë mëngjeset e ftohta këshillon që të vishen më trashë. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like