VMRO-DPMNE: Skandali në Onkologji është më i madhi në shëndetësi në historinë e Maqedonisë

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE vlerëson se skandali në klinikën e Onkologjisë është më i madhi në shëndetësi në historinë e Maqedonisë.

“Duart e Kovaçevskit dhe Ahmetit janë të gjakosura, rasti i onkologjisë është një seri vrasjesh me paramendim. Nuk ka ujë që mund ta lajnë LSDM dhe BDI-në, nga skandali më i madh në shëndetësi në historinë e Maqedonisë, ku mjekët dhe drejtorët, të emëruar nga ata, në stilin e Mengeles kanë vendosur se cili pacient do të jetojë e cili jo”, thonë nga VMRO-DPMNE në lidhje me ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup.

“VMRO-DPMNE, menjëher pas fitimit të besimit të qytetarëve, në zgjedhjet e ardhshme do t’i nxjerr para drejtësisë, të gjithë ata që kishin edhe pjesën më të vogël në këtë krim të rëndë”, thuhet më tej në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

MARKETING




You may also like