Vlora nderon Sokol Kushtën/ Legjenda e futbollit shqiptar shpallet “Qytetar Nderi”

by admin
Spread the love

Vlora nderon një prej legjendave të futbollit të saj, sokol Kushtën, yllin e viteve ’80 që ka bërë që jehona e emrit të tij të shkojë përtej kufijve të Shqipërisë deri në zemër të Serbisë, në Beograd.

Ish-sulmuesit vlonjat i është dhënë çmimi “Qytetar Nderi” në një ceremoni ku përveç presidentit të FSHF Armand Duka morën pjesë emra të tjerë të mëdhenj të futbollit në vend, por edhe personalitete të tjera nga fusha të ndryshme.

Në fillim të ceremonisë u shfaq një reportazh për këtë legjendë të futbollit shqiptar goli i të cilit në Serbi ndaj Partizanit të Beogradit është ngulitur mirë në mendjen e admiruesve të këtij sporti.

Vetë Kushta tha se askush nuk është perfekt dhe se sportistët janë një frymëzim për brezat e rinj.

Sokol Kushta në karrierën e tij si futbollist ku luajti 322 ndeshje dhe sot e kësaj dite është i vetmi futbollist shqiptar i nominuar për trofeun e Topit të Artë.


Top Channel

You may also like