“Vlon” në ASH / Vendimi i Taravarit – reagojnë Ziadin Sela dhe deputetët e ASH-së – Shqip

by admin
Spread the love

Si kryetar i kuvendit qendror të Aleancës për Shqiptarët deri në këtë moment nuk jam i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike, shkruan në Facebook, Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela.

Nga takimet që kam zhvilluar se fundmi me kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera partiake, Sela shkruan se është informuar se askush prej tyre nuk është në dijeni për ndonjë ofertë me shkrim në bazë të çkahit duhet të vendoset.

“Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës, se ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrjeje, e kjo është Kryesia e Partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje. Organ tjetër vendimarrës është Kuvendi i Partisë”, tha Ziadin Sela.

Tendencat e kontrabandimit të Partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në “facebook“ është shkelje e rëndë e Stautit të Partisë për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të parties, shkruan Ziadin Sela.

“Përpjekjet për ta sqaruar qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partisë si vendim personal, është akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët”, tha Ziadin Sela.

JO, faleminderit!

Lirinë e vendimarrjes së anëtarësisë nuk e këmbejmë me asgjë, shkruan në Facebook, deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, e cila sic duket, është në një linjë me Kryetarin e Kuvendit të ASH-së, Ziadin Selën.

“Propozimet jepen në Kryesi dhe aty merren vendimet, pastaj nëse kalojnë aty i përcillen Kuvendit Qendror. I vetmi propozim që ka kaluar në Kryesi të cilin edhe vetë e keni votu është: Aleanca për Shqiptarët te dalë e vetme  në zgjedhje. Aq shumë keni  folur për demokraci dhe kundër diktaturës, sonte bëre të kundërtën. Ta ruajmë Aleancën për Shqiptarët dhe vlerat tona që i ndërtuam ndër vite”, tha Ilire Dauti.

I çuditshëm komunikimi i Kryetarit të partisë me organet e partisë përmes rrjeteve sociale! – shkruan në Facebook, Deputeti I ASH-së, Ziadin Sela, I cili sikurse kolegia Ilire Dauti reshtohet krah Ziadin Selës.

“Organet e partisë janë të zgjedhura në mënyrë legjitime! Suspendimi i tyre nga rrjetet sociale nuk i shërben frymës së Aleancës që e kemi ndërtuar! Ofertat për koalicionime deri tani nuk kanë ardhur në organet e partisë! I vetmi Vendim i Kryesisë së partisë është që Aleanca duhet të del e vetme në zgjedhje!”, tha Elmi Aziri.

Kanë reaguar edhe deputetë tjerë të ASH-së, por jo me qëndrime personale. Halil Snopçe ka shpërndarë postimin e Arben Taravarit, kurse Artina Qazimi atë të Ziadin Selës./tvklan.mk

You may also like