VLERAT E “TRANSFERMARKT”/ Formacion 1 miliard eurosh, Halandi lojtari më i shtrenjtë në Angli

by admin
Spread the love

Erling Haland është lojtari më i shtrenjtë i Premier Ligës, i cili përfshin edhe pesë nga shokët e tij të skuadrës së Mançester Sitit, katër yje të Arsenalit dhe një lojtar të Mançester Junajtidit. Formacioni aktual më i shtrenjtë i Premier Ligës sipas vlerave të kartonëve të “Transfermarkt” i kalon 1 miliard eurot.

Kartoni i sulmuesi norvegjez vlerësohet me 180 milionë euro. 23-vjeçari ka vazhduar sezonin e tij mahnitës debutues, kur ai theu rekordin e golave në kampionat, ndërsa këtë sezon ka shënuar 14 gola në 15 ndeshje. Pas tij renditet Bukako Saka i Arsenalit me një vlerë tregu prej 120 milionë eurosh. Pavarësisht se u përball me lëndime të vështira gjatë gjithë sezonit, sulmuesi anësor ka mbetur jashtëzakonisht produktiv, duke shënuar pesë dhe duke dhënë shtatë asiste në kampionat.

Më pas vjen një treshe lojtarësh: Deklan Rajs, Rodri dhe Fill Foden, të gjithë të vlerësuar me 110 milionë euro. Rajsi ka qenë transformues për skuadrën e Mikel Aretës, ndërsa Rodri mund të jetë lojtari më vendimtar i Sitit. Kapiteni i “topçinjve”, Martin Odegard i bashkohet Julian Alvarezit me një vlerësim prej 90 milionë eurosh, një rritje prej 10 milionë nga vlerësimi i fundit i argjentinasit.

Nuk është për t’u habitur që mbrojtësit janë ndër pjesëtarët më të lirë të skuadrës më të shtrenjtë të Premier Ligës, me Joshko Gvardiolin dhe Ruben Diazin me një çmim prej 80 milionë eurosh, ndërsa Uilliam Saliba gëzon një vlerësim prej 75 milionë eurosh. Në portë është Andre Onana i Junajtidit (40 milionë euro).

FORM

PANORAMASPORT.AL

You may also like