VLEN hap shtabin në Çair, Mexhiti: Në hapjen e shtabeve kemi shpërthim dhe vërshim të popullit

by admin
Spread the love

Koalicioni VLEN sonte ka hapur shtabin zgjedhor në Çair. Në hapjen e shtabit, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se prania e shumë njerëzve sonte, dëshmon se ata mezi se po e presin 24 prillin dhe 8 majin.
“Sepse ne na ka bashku populli, ne sonte po hapim shtabin e përbashkët VLEN, ne po e punojmë programin bashkërisht, platformën bashkërisht, listat bashkërisht, ata nuk mund t’i shihni në një shtab të përbashkët, nuk mund të nënshkruajnë një kontratë në mënyrë të përbashkët, nuk mund t’i shihni në një tubim të përbashkët. Ata e kanë humbur rrugën e kanë humbur busullën”, deklaroi Izet Mexhiti, shkruan SHENJA.
Mexhiti tha se ata kanë qenë në pushtet dhjetë vitet e fundit për shkak se opozita shqiptare nuk ka qenë e bashkuar.
“Ne vetëm në hapjen e shtabeve kemi vërshim të popullit, kemi shpërthim të popullit dhe këto hapje të shtabeve po bëhen tubime popullore, paramendoni se çfarë do të ndodhë më 24 prill dhe 8 maj”, deklaroi Mexhiti. /SHENJA/

MARKETING



You may also like