Vlashetin e gjeti ditëlindja poshtë kullës që urren, por çdo gjë e bëri të bukur Dojna me urimin e saj

by admin
Spread the love

Vlashent Sata ka ditëlindjen dhe urimi i parë e më i dashur për të, erdhi nga Dojna, pikërisht në Paris, poshtë kullës që siç ajo tregon “ai nuk e ka pëlqyer kurrë”.

“Edhe pse të kapi ora 00:00 poshtë Kullës që s’ke pëlqyer kurrë, të premtoj që bashkë do të kemi të tjera edhe më të pa organizuara (siç e kemi zakon), ama totalisht të çmendura. Gëzuar çunit më të veçantë në botë që jo rastësisht e kam burrë”, shkruan moderatorja krah videos së bashkëshortit të saj.

Prindërit e ardhshëm e paskan pritur në Francë këtë ditë, pa planifikim të mirëfilltë, por duket se po e shijojnë çdo moment edhe në vendet që nuk i pëlqejnë shumë. Së shpejti, Dojna do sjellë në jetë fëmijën e parë./revistawho.com

You may also like