Vjosa Osmani i ofron ndihmë Shqipërisë, e cila është anëtare e NATO-s, për të hetuar incidentin me spiunët e dyshuar rusë

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot gjatë ditës së diele ka biseduar me homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begajn lidhur me sulmin ndaj ushtarëve shqiptar në Gramsh.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme.

“Kam folur me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, shkroi Osmani.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës ka dënuar incidentin e ndodhur në Uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi për media nga ana e Qeverisë thuhet se Kurti ju dëshiron shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë. U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Tutje, në njoftim thuhet se Ministria e Mbrojtjes së Kosovës është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.

Përmes një postimi në twitter, Von Cramon thotë se për arsyeje sigurie duhet të kufizohet urgjentisht aksesi për qytetarët dhe turistët e Rusisë.

“… ‘kanë hyrë si turistë’. Gjithashtu për arsye sigurie duhet të kufizojmë urgjentisht aksesin për qytetarët/ ‘turistët” e Rusisë’”, shkroi von Cramon.

Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit bashkë me shërbimet sekrete janë duke hetuar disa pista në lidhje me tre rusët e kapur në uzinën ushtarake të Gramshit.

Siç ka raportuar Tch, një burim pranë këtyre hetimeve i thanë gazetarit të Top Channel se me të gjitha gjasat kemi të bëjmë me një skuadër të shërbimit sekret ushtarak rus GRU (Shërbimi Sekret i ushtrisë ruse që vepron jashtë vendit) me mision të pastër spiunazhi në Shqipëri.

Të kamufluar si blogerë të tre rusët e marrë në pyetje dyshohet se janë të mirë-trajnuar për operacione spiunazhi.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Të lënduar, pasi u ekspozuan ndaj një spray irritues mbetën Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, gjendja shëndetësore e të cilëve u përmirësua më pas, pas transportimit në në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ka pretendime që të behët fjalë për tre blogerë, që guxuan më shumë seç duhet dhe u futën në zona të ndaluara në Shqipëri.

Svetlana Timofoeva, në një intervistë për Daily Mail se ata janë një grup që fotografojnë ndërtesa institucionesh të vjetra apo të braktisura në vendet që ata vizitojnë.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Uzinën e Armëve në Gramsh ku mbeten të lënduar dy ushtarë nga përleshja me dy rus dhe një ukrainas.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm më organet kompetente të cilat i mbështetë për të parandaluar çdo situatë që cenon sigurinë kombëtare.

Ndërsa, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Niko Peleshi tha se e kanë të drejtën të dyshojnë për spiunazh.

Siç ka raportuar TCh, përmes një konference për media, Peloshi tha se çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh./Shqip.com

You may also like