Vjosa del nga shtrati, Haki Çako: Nuk ka përmbytje masive, disa banorë u evakuuan

by admin
Spread the love

Pas problematikave që janë shkaktuar nga reshjet intensive të shiut, ku për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa, janë përmbytur disa zona në qarkun e Fierit, ka ardhur edhe reagimi i Haki Çakos.
Në një prononcim për mediat, kreu i Emergjencave Civile dhe detaje mbi situatën aktuale ne Fier.
Ai tha se nuk ka përmbytje masive, por në zonën e Ferrasit disa zona janë përfshirë nga uji, duke bërë që banorët të evakuohen.
“Prej disa orëve, gati dy ditësh kanë vazhduar reshje intensive, shkak i cili ka sjellë edhe përmbytje dhe mbingarkesën e lumit Vjosa dhe të lumenjve të tjerë. Jo që është më e rëndësishme është kapja e niveleve maksimale të lumit Vjosa. Strukturat kanë qenë gjitha natës në qarkun Fier dhe Vlorë dhe kanë marrë masa për të evituar çdo problematikë apo shqetësim të banorëve. Duhet të informojmë publikun se aktualisht niveli i ujërave ndihmës ka kapur nivelin maksimal, por nuk kemi përmbytje. Në Ferras janë disa banesa që janë prezencë uji, janë evakuuar 3 familje. Janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitete e strukturave lokale dhe vendore. Tashmë mund të themi se nuk kanë rrezik. Pritet intensitet në rënie në prurjet e Vjosës, ç’ka reflektohet në nivelin që po bie në Memaliaj. Po ashtu edhe në Vlorë, nuk paraqiten probleme është punuar gjithë natës, është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila mund të sillte probleme serioze për gjithë zonën e Novoselës dhe Mifolit”, tha Çako

You may also like