VJENE – Austria shpall ”non grata” dy diplomatë rusë

by admin
Spread the love



VJENE, 13 mars /ATSH-DPA/ – Austria ka shpallur dy diplomatë rusë “persona të padëshiruar” dhe u ka dhënë atyre afat deri më 19 mars që të largohen nga vendi, deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme austriake.

”Të dy individët kishin kryer akte të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, theksuan autoritetet austriake pa dhënë asnjë detaj.

Të interesuarit kishin punuar në ambasadën ruse në Vjenë. Ky dëbim e çon në 11 numrin e diplomatëve rusë të dëbuar nga Austria vitet e fundit.

Vjena konsiderohet një bastion i spiunazhit për shkak të shumë organizatave të saj ndërkombëtare.

“Jemi të indinjuar nga vendimi i Ministrisë së Jashtme të Austrisë për të shpallur dy anëtarë të stafit të ambasadës ruse personae non gratae”, tha ambasada ruse në Vjenë.

“Ky është një vendim thjesht politik i autoriteteve austriake, të cilin ne e kundërshtojmë kategorikisht. Do të ketë një përgjigje kokrete edhe nga Moska”, theksoi ambasada. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFOKUS – SIPRI: Në botë ka 12.512 koka bërthamore, kryesojnë Rusia dhe SHBA


You may also like