Vjen reagimi i Araujo: Futbolli që më dha kaq shumë gëzim, po më godet rëndë

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i FC Barcelona, ​​Ronald Araujo, përdori rrjetet sociale për t’i kërkuar falje tifozëve të klubit, pas gabimit të tij të kushtueshëm që çoi në eliminimin nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Me skuadrën e tij 1-0 në avantazh dhe duke udhëhequr 4-2 në total kundër Paris Saint-Germain, uruguaiani humbi kontrollin dhe goditi Bradley Barcola, me ç’rast u ndëshkua me të kuq pas 29 minutave, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tha se futbolli po e godet tashmë – por gjithashtu falënderoi shokët për angazhimin e madh, teksa i premtoi tifozëve se do përpiqen shumë sërish.

“Futbolli që më dha kaq shumë gëzim, tani më godet fort. Falenderoj të gjithë ata që janë pa kushte pranë meje, shokët e skuadrës që lanë gjithçka në fushë dhe tifozët që besuan në këtë ekip deri në fund. Më vjen shumë keq që nuk iu gëzuam.

Ne do të përpiqemi përsëri. Força Barça, përgjithmonë”, shkroi Aaraujo.

/GazetaBlic Sport

You may also like