Vjen mesazhi publik i Donaldit për Dj Dagz

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Konkurrenti i “Big Brother Vip 1” Donald Veshaj ka vendosur të prekë shumë situata të ndodhura në spektakël, gjatë emisionit të tij të ri.

Mes shumë temash, Donaldi ka vendosur të flasë edhe për marrëdhënien e tij me Dj Dagz. Tema e bisedës ka qenë në lidhje me situatën e shumëkomentuar të zinxhirit të nominimeve.

Vëllezërit Veshaj kanë ironizuar kritikat e marra ndaj ish-banorit kur ky i fundit nuk e shpëtoi Dj Dagz nga nomimini. Romeo i ka drejtuar Donaldit pyetjen e shumëfolur se pse nuk e shpëtoi Dagzin.

“Të gjithë mund të kenë pyetje për jetën tënde private, unë vetëm një pyetje kam. Atë Dagzin pse se shpëtove. Nuk të pëlqen?”- i tha Romeo.

Më tej u dha dhe një skeç që Donaldi kishte realizuar, ku të gjithë njerëzit që ai takonte në rrugë e pyesnin “Pse nuk e ke shpëtuar Dagzin?”.

Aktori i humorit më pas hipën në një makinë së bashku me Romeon, ku i dërgon një mesazh Dagzit. Gjatë rrugës shfaqet edhe Dj Dagz, të cilin Donaldi “e shtyp” me makinë teksa po ishte duke i shkruar mesazhin.

“I dashur miku im, vëllai im Dagz. Koha fluturon shpejt për të tjerët por jo për ne. Kujtimet e bukura ngatërrohen shpesh me konfuzionin e shkaktuar, zgjedhjet që kemi bërë. Duhet të kisha patur më kujdes në rrugëtimin tonë, pishami më gërryen brenda dhe do t’i them disa gjëra. Duhet të shikoja drejt duhet të veproja drejt me ty, të ndiqja zemrën dhe të mos lija konfuzionin të më errësonte mendjen. Duhet të isha treguar më i kujdessëhm, duhet të kisha mbrojtur miqësinë tonë. Duhet të të shpëtoja ty, prandaj me zemër në dorë të them “Më fal.”- shkruhej në mesazhin e Donaldit.


You may also like