GJENEVË – OKB: Për pastrimin e Gazës nga mbeturinat do të duhen 14 vjet

by admin
Spread the love



GJENEVË, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Kombet e Bashkuara vlerësuan se do të duheshin 100 kamionë dhe rreth 14 vjet për të hequr 300 kilogramë hekurishte për metër katror që mbulojnë Rripin e Gazës së shkatërruar rëndë.

‘’Edhe nëse punohet intesivisht nuk ka gjasa që puna të mund të përfundojë shpejt’’, deklaroi Peh Lodhammar i Shërbimit të Veprimit ndaj Minave të Kombeve të Bashkuara (UNMAS).

‘’Nuk ka vlerësime konkrete se sa municion të vërtetë që nuk ka shpërthyer endhe dhe gjendet nën tokë’’, tha Lodhammar.

Në mënyrë tipike, 10% e municioneve të shkrepura nuk shpërthejnë dhe mbeten një rrezik permanent.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSHBA – Biden: I gatshëm për një debat me Trumpin


You may also like