LIVE PSG-BORUSIA DORTMUND/ Humels trondit skuadrën e Luis Enrikes, francezët godasin 2 herë shtyllën (VIDEO)

by admin
Spread the love

PSG dhe Borusia Dormtund do të caktojnë sot mes tyre kush merr biletën e parë për finalen e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni. Klubi francez duhet të përmbysë rezultatin e sfidës së parë, ku gjermanët triumfuan me avantazhin minimal 1-0.

Skuadra vendase shihet nga të gjithë si favorite për të shkuar në finale, por duhet ta tregojë në fushën e lojës pas një ndeshje të parë ku shfaqi vështirësi në finalizimin e aksioneve që krijoi. Ndoshta kjo është arsyeja pse Luis Enrike ka vendosur të aktivizojë Gonçalo Ramos nga minuta e parë në qendër të sulmit në vend të Barkola.

Ndërkaq, në radhët e gjermanëve, vihet re mungesa e Guerreiros së dëmtuar. Ashtu si në ndeshjen e parë, do të jetë Fyllkryg në majën e sulmit, me dyshen Sanço-Adejemi në mbështetje të tij.

LIVE PSG-BORUSIA DORTMUND 0-1

Humels 50′

NGJARJET KRYESORE

61′ Tjetër shtyll për PSG-në, kësaj here ishte Mendes, që “flirtoi” me golin, por ylli francez ishte i pafat. (VIDEO)

60′ Pranë golit PSG-ja me Gonçalo Ramos, tentativa e portugezit shkon ngjitur me traversën. Francezët hidhen në sulm në kërkim të golit. (VIDEO)

50′ GOOOOL BORUSIA DORTMUND 0-1/ Shtanget PSG-ja, skudra gjermane gjen golin e avantazhit me Humels, që shënon me kokë pas një harkimi nga këndi. (VIDEO) 

47′ Raste të arta për PSG, e pabesueshme çfarë humbasin vendasit, shtylla i mohon golin skuadrës së Luis Enrikes. Ishte numri 33 Zaire Emeri, që “flirtoi” me golin e avantazhit (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ VItinja lëshon predhën e radhës nga distanca, Kobel përsëri ka gjithçka nën kontroll. (VIDEO)

35’ Kundërsulm i shpejtë i Adejemit. Sulmuesi bën gjysmën e fushës dhe shfaqet para Donarumës, por ky i fundit bllokon gjuajtjen drejt portës. (VIDEO)

31’ Mbape nis një aksion të rrezikshëm duke krijuar hapësirë për Dembele në të djathtën, gjuajtja e këtij të fundit fluturon mbi traversë. (VIDEO)

27’ Vitinja kërkon të gjejë portën nga distanca, por shënjestra këtë radhë nuk është e duhura.

19’ Rast i rrezikshëm për gjermanët, Rajerson gjuan nga e djathta por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së Donarumës. (VIDEO)

13’ Gonçalo Ramos tenton me një kthesë të shpejtë, sfera nuk gjen portën e skuadrës gjermane. (VIDEO)

12’ Adejemi provon me një gjuajtje me të majtën, sfera devijohet mbi traversë.

7’ Vjen edhe gjuajtja e parë e Mbape drejt portës, Kobel pret në pozicion. (VIDEO)

4’ Hakimi nga e djathta nis topin në qendër për Ramos i cili devijon por duke i çuar sferën në duart Kobel.

3’ Harkim i Matsen në zonë pas një goditje dënimi, Fyllkryg gjuan me kokë por çon lehtë topin në duart e Donarumës.

1’ Nis dueli në Paris.

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Beraldo, N. Mendes, Zaïr-Emeri, Vitinja, F. Ruiz, Dembele, G. Ramos, Mbape.
Trajner: Luis Enrike

BORUSIA DORTMUND: Kobel, Shloterbek, Humels, Matsen, Rajerson, Brandt, Xhan, Sabitzer, Sanço, Adejemi, Fyllkryg
Trajner: Edin Terziç

sdffsdfsfdsfsdfdsfsd

PANORAMASPORT.AL

You may also like