SHBA – Biden: I gatshëm për një debat me Trumpin

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 26 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot gjatë një interviste se ishte gati të debatonte publikisht kundër kundërshtarit të tij republikan, Donald Trump, me të cilin do të përballet në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

I pyetur nga prezantuesi televiziv, Howard Stern nëse do të merrte pjesë në një debat publik me paraardhësin e tij, demokrati 81-vjeçar, i cili kandidon për një mandat të dytë, tha se “do ta bëj diku”.

”Por, nuk e di se kur. Mezi pres ta bëj”, deklaroi shkurt Biden./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKampionati Ndërkombëtar i Shahut, Begaj: Ngjarje e madhe për Shqipërinë


You may also like