Vjen edhe zyrtarizimi, Kalidou Koulibaly është një lojtar i Chelsea

by admin
Spread the love

Tashmë ka përfunduar edhe zyrtarisht aventura e Kalidou Koulibaly me Napolin. Mbrojtësi senegalez është zyrtarisht një mbrojtës i Chelsea. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhej se Koulibaly ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me “Blutë e Londrës” për katër vite. Në arkat e Napolit shkojnë rreth 40 milionë euro, plus bonuset.

Sa i përket Koulibaly, ai ka firmosur për një rrogë rreth 10 milionë euro në sezon. Kështu senegalezi mbyll një hapësirë në mbrojtjen e Chelsea pasi më parë janë larguar Christensen dhe Antonio Rudiger. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like