Viti i ri shkollor nis me libra falas për nxënësit në Shqipëri – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sot atje do të nis shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se librat që do të shpërndahen do të jenë të rinj të gjithë.

“Mirmëngjes! Dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë”, ka thënë Rama./Klankosova.tv

You may also like