Viti i ri nis me 6 raste të dhunës familjare në vend – Shqip

by admin
Spread the love

Gjashtë raste të dhunës në familje janë denoncuar dje dhe sot në polici.

Siç informon MPB-ja, në rastin e parë të mëngjesit të sotëm në ora 2 në SPB Shkup, një grua e moshës 41-vjeçare ka raportuar se më 31 dhjetor 2023 rreth orës 23:30 në një objekt hoteliere në në zonën e Gazi Babës, ajo është sulmuar fizikisht nga partneri i saj A.T.

Në rastin e dytë sot në orën 00:50 policia në zonën e Karposhit ka privuar nga liria B.M.G.(37) nga Shkupi. Sipas raportit, më 31 dhjetor 2023, ai ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij 36-vjeçare.

Në rastin e tretë, një grua 39-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj D.N.(38) nga Shkupi para një lokali në lagjen Ilinden të Shkupit. Gruaja ka lajmëruar rastin në SPB Shkup sot në ora 02:30.

Më datë 31.12.2023, në ora 23:45, është raportuar se në Sveti Nikollë, SI (26) nga Sveti Nikole ka sulmuar fizikisht gruan e tij 27-vjeçare.

Më 31 dhjetor 2023, në ora 13:00 në rajonin e Gostivarit, policia ka arrestuar SB (42) pasi në shtëpi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 37-vjeçare.

Më 31 dhjetor 2023, në ora 21:10, një grua 38 vjeçare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj F.H.(40) në shtëpinë e saj në Gostivar.

Policia po merr masa për zbardhjen e rasteve. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të pasojnë parashtresat përkatëse.

You may also like