Viktimat, izraelitë dhe palestinezë shkojnë në rreth 1 mijë për 24 orë

by admin
Spread the love

Mbi 600 izraelitë janë vrarë që nga e shtuna si pasojë e sulmit të armatosur të ndërmarrë nga forcat e Hamasait.

Numri i viktimave pritet që të rritet në orët në vijim. Ndërkohë më shumë se 100 njerëz raportohet se janë rrëmbyer deri më tani ndërsa më shumë se 2000 të tjerë janë plagosur nga bombardimet, thanë autoritetet izraelite. Robërit, mes të cilëve gra dhe fëmijë pritet që të shkëmbehen me mijëra të burgosur palestinezë që mbahen në Izrael.

Zyrtarët në Gaza njoftuan nga ana tjetër se nga sulmet ajrore të Izraelit janë vrarë 413 palestinez deri më tani, ndërsa afro 2300 të tjerë janë plagosur. Pjesa më e madhe e viktimave nga konflikti i armatosur kanë qenë kryesisht civil dhe një numër shumë i vogël nga radhët e ushtarëve.

Kabineti i sigurisë së Izraelit shpalli të dielën zyrtarisht gjendje lufte. Kurse ushtria ka vazhduar luftimet kundër militantëve të Hamasit në rrugët e Izraelit jugor si dhe ndërmori sulme nga ajri me dron duke rrafshuar ndërtesa në Gaza.

Një shkëmbim të shkurtër zjarri, sipas mediave të huaja, pati dhe në pjesën veriore të Izraelit nga militantët e Hezbollahut të Libanit. Sulm ky që përshkallëzoi frikën për zgjerim të konfliktit. Mes viktimave deri më tani raportohet edhe për shtetas amerikan por dhe britanik.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha për CNN se qeveria amerikane do të ndihmoj Izraelin me gjithçka nevojitet por pa dhënë detaje të imtësishme.


Top Channel

You may also like