Vihet gurthemeli i memorialit për familjet e Isniqit që strehuan refugjatë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në ledinën ku u strehuan 100 mijë refugjatë në kohë lufte në Drumet të Isniqit në Deçan u vu gurthemeli i një memoriali përkujtimor për familjet isniqase që iu bënë konak të ardhurve të shumtë nga e gjithë Kosova.

Ndërsa edhe ata që kishin mbetur në qiell të hapur u mbështetën në forma të ndryshme.

“Për ata që mbetën në natyrë popullata u kujdes me ushqime, shtroja dhe mbuloja vetëm e vetëm që të mbijetohet”, tha Ahmet Bokaj, ish-shef i shtabit të UÇK-së.

Ky projekt do të kushtojë 50 mijë euro, derisa është financuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë.

Përurimi i tij pritet të bëhet më 8 shtator.

You may also like