Vieri: Juventusi s’më pëlqen, nuk luan futboll! Lautaro super këtë sezon

by admin
Spread the love

Christian Vieri, ish-sulmuesi i njohur, i cili ka luajtur për Milanin, Interin dhe Juventusin, ka folur hapur në “Bobo TV” në Twitch. Ai kritikon bardhezinjtë për lojën që bëjnë dhe e thotë hapur.

“Nuk më pëlqen Juventusi, ata nuk luajnë futboll. Në pjesën e parë të finales së Kupës së Italisë, Vlahovic dhe Dybala ishin të vetëm në sulm, nuk bënë presing kurrë, pastaj me Morata ishte pak më ndryshe”.

Lautaro? Ndoshta është sezoni më i mirë për të, jo vetëm përsa i përket golave. Interi luan më mirë, prandaj duket shumë më i fortë se Juventusi.

Ata nuk mund të luajnë kështu për klubin që janë. Unë them të njëjtat gjëra, dukem monoton, por kështu është”, tha Vieri. / oversport.tv

You may also like