Videoja e sherrit/ Gjykata mer vendimin për Elian dhe Princ Lekën, ja çfarë ndodhi në seancë

by admin
Spread the love

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ka reaguar pas skandalit të familjes mbretërore, ku Princ Leka ka denoncuar në polici se është dhunuar nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe vjehrri, Gjergj Zaharia.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rrezart Velshnja është shprehur i revoltuar kundër këtyre akuzave, ndërsa e kas cilësuar “turp” të thuash që Gjergj Zaharia ka dhunuar Princin.

Ndër të tjera, aktori i ka bërë thirrjeve instancave shtetërore të vënë dorë, ndërsa shprehet se kur gjeste të tilla “bëhen nga intelektualët, imagjino nga një nivel i ulët”.

“Turp e faqe e zezë të flasësh për Gjergji Zaharinë, dhe të thuash që ka dhunuar Princin, ca do e dhunoj Princin ai, Gjergji është 70 e ca vjeç. Një burrë zotni, që ka rritur dhe ka edukuar breza pa fund, një njeri që e respekton një Shqipëri e tërë, një profesor që ka nxjerr me mijëra e qindra student edhe të vijë Princi që ka vjedhur e ka bërë që nga babai, të vij të të preki dhe të vër dore mbi profesorë si Gjergj Zaharia, ore a ka shtet këtu? Vër njëherë dorë, bëj njëherë shembull të venë mënd këta. Se kur bëhet nga intelektualët, imagjino nga një nivel i ulët”, u shpreh aktori i humorit.

Videot e përplasjes mes ish-çiftit u publikuan të mërkurën (6 mars) një ditë pas konfronimit fizik mes tyre, ku u përfshi edhe babai i aktores, Gjergj Zaharia.

Në momentet që vetë Princi ka filmuar me celular, shfaqen pamjet kur Elia e qëllon dhe tërheq për xhakete, duke e akuzuar se ka qëlluar babanë e saj. Më pas, Elia e akuzon Princin se ka falsifikuar dokumentet e studimeve dhe se do e demaskonte.

Sipas dëshmisë që Princ Leka ka dhënë në polic, ai pretendon se pasi ka shkuar të takojë të bijën në rezidencën e Familjes Mbretërore në rrugën “Murat Toptani”, ka nisur edhe sherri me Gjergjin, i cili sipas tij, e ka goditur me shkelma dhe i ka grisur xhupin, më pas i ka gjuajtur edhe më një statujë druri.

“Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, pretendoi Princ Leka.

Po ashtu ai tregon se pas kësaj përplasjeje ka ardhur edhe ish-baskëshortja e tij, Elia, për të cilin thotë se e sulmuar fizikisht dhe ofenduar e kërcënuar. Sipas tij, ajo e ka ndjekur edhe jashtë oborrit, deri tek bulevardi.

“Unë kam tentuar që të largohem kësaj situate por gjatë largimit ish-bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke me kërcënuar. Më pas kam dale jashtë oborrit për tu larguar i ndjekur nga ish-bashkëshortja ime, e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke më ndjekur”, ka treguar princ Leka.

Dëshmia e Elia Zaharisë

Ndërkohë të njëjtin pretendim ka pasur edhe Elia Zaharia, e cila ka deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën.

Elia Zaharia pretendoi se Princ Leka ishte i dhunshëm, e kapi nga duart dhe tentoi ta godiste. Aktoja është shprehur se ajo dhe i ati, Gjergj Zaharia janë vetëmbrojtur.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo.

Dëshmia e Gjergj Zaharisë

Gjergj Zaharia, babai i Elia Zaharisë ka hedhur poshtë akuzat e ish-dhëndrit të tij Princ Leka, i cili ka pretenduar se 71-vjeçari e ka goditur me statujë dhe i ka grisur xhupin.

Në deklartën për policinë, ai është shprehur se mezi qëndron në këmbë pasi është i moshuar “jo më të sulmojë një djalë të ri”.

“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë jo të sulmoj një djalë të ri”, ka dëshmuar Gjergj Zaharia për policinë.

Babai i Elia Zaharias ka pretenduar se ka qenë Princ Leka që e ka dhunuar atë.

“Princ Leka genjen, ai me ka dhunuar mua. Ishte i ashper, une kam qene me vajzen”, tha ai.

You may also like