(VIDEO) Zv/ministri i Brendshëm: Në fund të muajit vjen dërgesa e re e formularëve

by admin
Spread the love

Formularët po vijnë, mbi 1.300.000 dokumente udhëtimi janë zëvendësuar. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, gjatë pytjeve të gazetarëve në lidhje me ndryshimin e dokumenteve.  Ai theksoi se në fund të këtij muaji do të arrijë një dërgesë shtesë duke shtuar se askush nuk saboton në ministri. Zëvendësministri bashkë me drejtorin e Byros për siguri publike, Sasho Tasevski, në ditën e sotshme  kanë realizuar takim me kryesin e Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës.

MITKO BOJMACALIEV, ZËVENDËSMINISTËR  I PUNËVE TË BRENDSHME

“Askush nuk saboton askënd në këtë ministri. Do të them vetëm se ditën kur është bërë dorëzimi mes ministrit Spasovski dhe ministrit Toshkovski kanë ardhur 50 mijë formularë, ditën tjetër kanë ardhur 20 mijë, nuk bëhet fjalë për ndonjë sabotim. Ne presim një dërgesë më të madhe deri në fund të muajit. Gjithashtu, në qershor do të arrijë një dërgesë e madhe që do t’i plotësojë të gjitha nevojat e qytetarëve, atyre që kanë bërë fotografi për të marrë dokumentet.”

Në lidhje me informacionet se në disa shtete lejojnë hyrjen në vendet e tyre me dokumente të vjetra udhëtimi, zëvendësministri theksoi se BE-ja duhet të mbajë qëndrim nëse do të pranojë qytetarë me pasaporta të vjetra të cilat nuk janë të vlefshme sipas ligjit të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu  bëri apel tek qytetarët që të nxjerrin dokument të reja udhëtimi për sigurinë e tyre.

Zëvendësministri shtoi se nëse merren parasysh udhëzimet politike që kanë pasur në tre vitet e fundit, mbi 1.300.000 qytetarë që kanë ndryshuar dokumentet e tyre të udhëtimit, është një numër i konsiderueshëm. /SHENJA/

You may also like