(VIDEO) Zgjedhjet, disa hapësira të shkollave do të mbyllen edhe të martën

by admin
Spread the love

Shkollat ​​ku do të votohet për zgjedhjet presidenciale do të jenë të hapura ditën e martë, një ditë para zgjedhjeve. Do të mbyllen vetëm disa hapësira ku do të mbahet materiali zgjedhor, ka deklaruar kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE

“Tashmë është rënë dakord dhe mendoj se është vendosur në faqen e internetit. Ato shkolla do të funksionojnë, por hapësirat ku do të jenë materialet zgjedhore do të mbyllen dhe do të sigurohen nga ministria e punëve të brendshme”.

Për shkak të mbarëvajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për 24 prill dhe 8 maj Qeveria i ka shpallur ditë jopune për të gjithë qytetarët e vendit. Dy ditët  24 prilli dhe 8 maji nuk do të punohen.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për të mërkurën e ardhshme më 24 prill, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like