(VIDEO) Xhaferi: Ministria e Brendshme duhet të japë informacione të sakta, jo të krijojë kaos

by admin
Spread the love

Kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi, thosë se Ministria e Punëve të Brendshme duhet t’i ofrojë qytetarëve informacione adekuate dhe të sakta, e jo të krijojë kaos në perceptimin e qytetarëve. Kjo deklaratë e Xhaferit, vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, akuzoi për “sabotim” në MPB, lidhur me çështjen e pasaportave, ndërsa zëvendësi i tij, Mitko Bojmacaliyev, e mohoi një gjë të tillë.

Xhaferi thekson se në seancën e fundit të Qeverisë, i ka dhënë detyrë MPB-së që të dorëzojë informacione për kërkesat e pranuara për nxjerrjen e dokumenteve në baza ditore, si dhe për dokumentet e lëshuara. Ai potencon se Ministria është kompetente si institucion, pavarësisht nëse menaxhohet nga opozita apo pushteti.

Talat Xhaferi, Kryetar i Qeverisë Teknike

“Ata duhet të informojnë publikun në baza ditore se sa formularë kanë marrë dhe sa lëshojnë. Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të jap informacion për këtë çështje. Apeli im është të mos shërbejmë me informacione të pasakta. Nëse ideja e politikës së përditshme është se kush sa pikë do të marrë dhe kush sa do të humbasë, qasja e tyre është e gabuar, sepse është përgjegjësi dhe detyrim i tyre të ofrojnë shërbim për qytetarin dhe jo të zihen mes tyre se kush çfarë informacioni do të japë”.

Xhaferi shton se raportin e parë pret ta marrë gjatë ditës, duke qenë se dy ditë më parë ka kërkuar nga MPB-ja që të japë informacione në baza ditore.

Ndërkohë, Zëvëndës Ministri i Punëve të Brendshme,Mitko Bojmacaliev, ripërsëriti se askush nuk ka sabotuar askënd, dhe njofton se dërgesa prej 140.000 formularësh për dokumente udhëtimi është gati dhe se madje është në rrugë për në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

MITKO BOJMACALIEV, ZV/MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Ju njoftoj se dërgesa prej 140.000 formularësh për dokumente udhëtimi, siç kam njoftuar, është gati dhe është në rrugë për në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, një tjetër dërgesë prej 85,000 formularësh do të mbërrijë shumë shpejt. Me këtë plotësohet numri prej 225 mijë formularësh. Deri më tani janë pranuar 1.509.600 formularë për dokumente udhëtimi, me ato që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë 1.734.600”.

Në ndërkohë saga për dokumente udhëtimi vazhdon. Qytetarët ankohen se qendra e thirrjeve nuk funksionon dhe është e vështirë të caktohet termin./SHENJA/

MARKETING



You may also like