(VIDEO) VMRO: Po bllokojmë ligje që janë vetëm në interes të BDI-së dhe LSDM-së

by admin
Spread the love

Mosmarrja e datës së bisedimeve me Bashkimin Evropian, duhet të jetë shenjë e fundit se kjo Qeveri në krye me kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, duhet të ikë. Kështu thotë sekretari për politikë ndërkombëtare i VMRO-DPMNE-së Stefan Andonovski.

Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE

“Duhet ta kujtojmë se kjo Qeveri dhe kjo shumicë parlamentare, kështu shpëtoi nga shpërbërja. Me njoftimin e familjes së njërit prej deputetëve se kanë telefonuar bashkëshorten e tyre nga Parisi apo Uashingtoni se vetëm sa nuk kemi marrë datë për negociata, prandaj asesi të mos dalin nga Qeveria dhe të presin.  Të njejtën e thanë edhe disa parti më të vogla të etnisë shqiptare dhe nga partitë e tjera, të paktën kështu ishin paralajmërimet, nëse ajo nuk ndodh, ata do ta lëshonin koalicionin”.

Për refuzimin e Kovaçevskit për t’u takuar me kryetarin Mickoski, Andonovski, e quajti akt joserioz për një person që e përfaqësojnë funksionin e kryeministrit.

Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE

“Është joserioze për një person që dëshiron veten ta përfaqësoj si lider i kësaj kombësie, si kryetar i Qeverisë dhe i Lidhjes socialdemokrate, të paralajmëroj takim me liderin e opozitës dhe për momentin partia politike më e besueshme në Maqedoni dhe më pas ai zhduket dhe gjen arsyetime se përse nuk mundet tani, të jetë larg syve të opinionit dhe të mos jetë me agjendë”.

Ai për radion maqedonase tha se Qeveria aktuale dhe shumica parlamentare janë anije që fundoset sepse nuk e kanë plotësuar asnjë premtim ndaj qytetarëve, mes të cilave kryesorja ishte data për negociata me BE-në.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like