(VIDEO) VMRO-ja i kërkon prokurorisë të hetojë për veturën e djegur të Grubit

by admin
Spread the love

Partitë politike në vend janë të ndara në reagimet e tyre, pasi mëngjesin e së shtunës, vetura private e zv.kryeministrit Artan Grubi, u përfshi nga flaka. Nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, i bëjnë thirrje Prokurorisë që të hapë procedurë për fshehje të pronës kundër Grubit. Nga partia e Mickosit pyesin se pse zëvendëskryeministri nuk e ka paraqitur automobilin në listën anketuese.

VMRO-DPMNE

Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi dhe ministrat e tjerë të Qeverisë konfirmuan se automobili i djegur është automjet i Grubit. Sipas evidencës të cilën e publikuan mediat, automobili është në posedim të një personi tjetër për të cilin Grubi thotë se e ka mik. Cili është ai mik i Grubit i cili ka blerë ‘audi A6’ në vlerë prej 80.000 euro dhe në vend që ta vozisë vet, ia ka dhënë Artan Grubit ta vozisë dhe ta drejtojë atë si me automjetin e tij”.

Reagim të njejtë kanë pasur edhe nga Lëvizja BESA. Nga atje  thojnë se Grubi, ASH dhe Qeveria mos derdhin lot krokodili, por të japin llogari për zhvillimet e fundit dhe pasuritë e fshehura.

LËVIZJA BESA

“Artan Grubi nuk duhet të derdhë lot krokodili por duhet të dalë në konferencë për media dhe tu përgjigjet tre pyetjeve: A është i përfshirë ai në krime dhe a bashkëpunon me strukturat kriminele nëntokësore të RMV-së të cilat tani po përpiqen të pastrojnë “hesape me të”? Sepse këtë dyshim e ngjallin reagimet e sinkronizuara dhe të menjëhershme të funksionarëve të BDI-së, ASH-së, dhe LSDM-së në Qeveri”.

Ndërkaq, nga  Aleanca për Shqiptarët thonë se ky është një akt vandal dhe i patolerueshëm, pasi veprime të tilla huliganeske nuk kanë vend në një vend dhe shoqëri demokratike.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër aktin vandal dhe të patolerueshëm të djegies së veturës së zëvendës kryeministrit, Artan Grubi. Veprimet e këtilla huliganeske janë të patolerueshme në një vend dhe shoqëri demokratike. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të rendit që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe të zbulojnë autorët”.

Përtej dallimeve dhe mospajtimeve politike, ASH ju bënë thirrje  të gjitha subjekteve dhe institucioneve, që siç thonë ata, të dënojnë aktet e këtilla, ndërsa rendi dhe siguria duhet të garantohen për çdo qytetarë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like