(VIDEO) VMRO-DPMNE akuzon Spasovskin për arratisjen e djalit të Bacit, reagon MPB

by admin
Spread the love

VMRO DPMNE ka kërkuar nga ministri i brendshëm Oliver Spasovski  që të përgjigjet para opinionit se si i ka shpëtuar nga sytë djali i komandant Bacit, Naim Samiu, nga Shemshova e Tetovës, i dënuar për 3 vepra penale dhe një akt arrest shtëpiak.

Zëdhënësi i Partisë, Naum Stoillkovski pyet se si ka mundësi që policia të sjellë në shtëpi një të arrestuar nga gjykata ndërkohë që po përgatitet një urdhër ndalimi aktiv, për ta kërkuar të nesërmen për t’u marrë në paraburgim dhe i arrestuari tashmë është arratisur?

Naum Stoillkovski

“Oliver Spasovski nuk është përgjigjur se ku është personi Naim Samiu ngaShemshova e Tetovës, djali i komandantit të njohur Baci, i cili duhet të jetë në paraburgim?  Një person në arrest shtëpie për dy vepra, me burg për veprën e tretë, thjesht – shkon, ikën dhe ikën! A është ky vazhdimësi e bashkëpunimit me komandant Bacin nga koha kur SDS ishte opozitë dhe Spasovski sekretar i përgjithshëm i partisë?”

Stoillkovski tha se se dikush nga MPB e ka lajmëruar dhe e ka lejuar djalin e komandant Bacit të arratiset nga arresti shtëpiak.

Pas deklaratave të VMRO-së i menjëhershëm ishte reagimi i ministrisë së Brendshme. Ata kërkojnë që VMRO të mos përhapë gënjeshtra, qëllimi i të cilave, sipas MPB-së është diskreditimi i policisë.

MPB

“VMRO –DPMNE  po përhap gënjeshtra për lidhjen e pretenduar të MPB-së me arratisjen e Naim Samiut edhe pse gjykata është e vetmja kompetente për caktimin e masës së paraburgimit. Në vend që të përhapin gënjeshtra për Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke parashtruar pyetje të paqarta në adresë të gabuar, ata t’i referojnë pyetjet në gjykatën kompetente. Dhe faktet thonë se policia ka vepruar sipas gjithçkaje që ka dalë si vendim nga gjykata”.

MPB sqaron se më 16 gusht Samiut i është caktuar masa e paraburgimit aktiv, ndërsa më 29 shtator  masa e paraburgimit aktiv është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like