(VIDEO) Vjena zyrtare kërkon që bisedimet të nisin në dhjetor

by admin
Spread the love




Ministri federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare në Republikën e Austrisë, Mihail Linhart  tha se Vjena zyrtare ka kërkuar që  Maqedonia e Veriut në dhjetor t’i nisë bisedimet me Bashkimin Europian.  Në pres konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm Bujar Osnmani ai tha se Maqedonia e Veriut është shembull për rajonin në zbatimin e reformave.

Mihail Linhart – Ministri federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare në Republikën e Austrisë

“Ai që e përjashton Ballkanin Perëndimor, e dobëson Evropën. Ne jemi zotuar, dhe vazhdojmë të zotohemi që nga dhjetori të nisin bisedimet, kjo është kërkesa jonë. Këtë kërkesë e parashtrojmë deri tek partnerët tanë në Bashkimin Evropian, dhe atë në mënyrë intensive”.

Ndërsa Ministri I Jashtëm  Bujar Osmani deklaroi se  Austria është një nga mbështetësit më të fuqishëm të perspektivës evropiane të vendit. Sipas Osmanit dhjetori ende mbetët një dritare e mirë për fillimin e negociatave me BE-në.

Bujar Osmani- Ministri i Jashtëm

“Biseduam për dhjetorin si një dritare e mirë për mundësinë dhe nevojën për të përqendruar të gjithë energjinë e brendshme, rajonale dhe evropiane për të shfrytëzuar këtë mundësi, e cila është shumë e rëndësishme, jo vetëm për historinë tonë, por për besueshmërinë e së ardhmes evropiane”

Ministri  Linhart sqaroi  se fillimi i negociatave nuk është një mundësi e mirë vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për Bashkimin Evropian dhe gjithë rajonin. /SHENJA/

 

 

 

 

 


You may also like