(VIDEO) Vizita E Kurtit, Visar Ganiu dhe Bilall Kasami ftohen në polici

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu mori dy dënime për kundërvajtje, shkaku vizita e Albin Kurtit të premten në Çair.  Pas bisedës informative në stacionin policor në Çair, në një deklaratë për mediat,  Ganiu këtë dënim e komentoi si tendencioz dhe se i njejti është inicuar nga krerë shtetëror nga Bujar Osmani deri te Stevo Penadorvski.

Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit

“Ju mund t’i shihni deklaratat dhe te kuptoni se me këtë punë është marrë gjithë shteti, nga Ministri i Jashtëm Bujar Osmani se vizita e kryministrit qenka private, e deri te kryeministri Kovaçevski, presidenti i shtetit, presidenti i Serbisë Vuçiqi. Dmth të gjithë ishin në një vijë, që vizita e Kurtit qenka problem për Maqedoninë”.

Arsyet e denimit që i janë përmendur Ganiut, siç bëri me dije se në ngjarje nuk është përdorur flamuri i Maqedonisë dhe nuk është kënduar himni.

Njejtë sikurse edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, edhe ai i komunës së Tetovës, Bilall Kasami është ftuar në stacion policor. Arsyeja kryesore është organizimi dhe pritja që ju bë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të premten e kaluar. Një nga arsyet është shfaqja e flamurit me Shqipërinë etnike në koncertin në Tetovë, e që ngjalli shumë debate në opinion.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like