(VIDEO) Vijojnë hetimet për identifikimin e vrasësve të Okit, vrasja ishte paralajmëruar një ditë më parë në Tik-Tok

by admin
Spread the love

Institucionet greke vijojnë hetimet për identifikimin e dy sulmuesve të maskuar që ekzekutuan me 19 plumba Orhan Bajramin dhe plagosën Sead Slezoviqin në hallkidiki. Autoritetet spekulojnë se autorët e krimit tashmë kanë ikur jashtë greqisë, me destinacione të mundshme në Shkup, Bullgari apo Turqi.

Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, 39-vjeçari, ishte ulur në oborrin e vilës me qira bashkë me partneren e tij, si dhe një çift tjetër, të cilët nuk u lënduan. Sipas të njëjtave informacione, autoritetet janë njoftuar nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë telefonuar “112”.

Nga hetimet deritanishme ka dyshime se ngjarja mendohet se fsheh pas sherret mes dy bandave rivale që veprojnë në Shkup. Sipas raportimeve, 39-vjeçari, i cili u vra me një pistoletë të kalibrit 32, e dinte se ishte nën kërcënim dhe kishte kërkuar strehim në Greqi, ndërsa të dielën ai do të duhej të linte dhe vilën e marrë me qira, ndërsa nuk dihet se cili do të ishte destinacioni i ardhshëm.

Vrasja ishte paralajmëruar edhe në rrjetin social Tik-Tok, një ditë më parë.  Profili në të cilin është paralajmëruar likuidimi tani më nuk ekziston.  Në të njëjtin profil, më tepër se një vit janë paralajmëruar edhe tjera likuidime.

Në publikimin për rastin Okin ka shkruar se ai është në listë për likuidim dhe më pas se puna është kryer.

Për momentin nuk dihet se kush qëndron pas profilit dhe nëse ai ka lidhje direkte me vrasjen në Anioti.

Vlen të theksohet se në kuadër të rivalitetit mes dy bandave, në muajin mars në një lokal në Shkup janë ekzekutuar me 40 plumba dy bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të “Oki”-t, ndërsa ai vetë sapo ishte larguar nga lokali. Ndërkohë, atij i kishin shkruar se do të shiheshin ‘së shpejti’. Një muaj më vonë, një shkupjan u ekzekutua në Kosovë, ndoshta si hakmarrje për masakrën e lokalit të Shkupit, pasi jozyrtarisht dyshohej për vrasjen e bashkëpunëtorëve të “Okit”. /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like