(VIDEO) Vendoset tabela e “Ballkanit të Hapur” në Tabanoc

by admin
Spread the love




Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në kufirin e Maqedonisë së Veriut me Serbinë, Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut vendosi tabelën e parë për korsinë e gjelbër për Ballkanin e Hapur. Sipas Qeverisë, ky është një nga projektet e para që japin rezultate konkrete për kalimin më të shpejtë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, katër liritë e Bashkimit Evropian që u përshkruan në Ballkanin e Hapur mes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë.

QEVERIA
“Përfitimi më i rëndësishëm i Korsisë së gjelbër është për kompanitë dhe transportuesit të cilët ulin kohën e pritjes në vendkalime kufitare. Kjo mundësohet përmes dhënies prioritet në kalim dhe zbatimit të procedurave doganore me procedura të shkurtuara dhe të lehtësuara të kontrollit fizik dhe kontrollit të dokumentacionit”.

Një korsi e tillë do të hapet edhe me Shqipërinë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë gjatë javës së ardhshme. Me Korsinë e gjelbër, Drejtoria Doganore i udhëzon transportuesit për kalim më të lehtë të mallrave dhe uljen e shpenzimeve për import dhe eksport. Sipas qeverisë, ky është një përfitim i madh për kompanitë e tre vendeve të cilët më shpejtë dhe më me efikasitet do të mund ta transportojnë mallin e tyre.

Ballkani i Hapur u kritikua dhe u vu në pikëpyetje sërish së fundmi, pasi Serbia refuzoi t’u bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë. Edhe partnerët shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut thanë se ky projekt duhet rimenduar pas zhvillimeve të reja. Nga ana tjetër, 3 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, B osnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi edhe pse të ftuara, vazhdojnë ta kundërshtojnë nismën për Ballkanin e Hapur. /SHENJA/


You may also like