(VIDEO) Varhei: Deri në vitin 2030 BE duhet të jetë gati për pritjen e shteteve të reja anëtare

by admin
Spread the love

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian Oliver Varhei, ka mbështetur qëndrimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, se deri në vitin 2030 BE duhet të jetë gati për pritjen e shteteve të reja anëtare, në konferencën për shtyp në Ankara me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, transmeton “Politico.eu.”  Duke iu referuar kornizës kohore të zgjerimit të propozuar nga Charles Michel, Varhei tha se Komisioni duhet të jetë gati për të pritur anëtarë të rinj deri në vitin 2030.

OLIVER VARHELYI, KOMISIONERI PËR ZGJERIMIN E BASHKIMIT EVROPIAN

“Nga ana jonë, ne kemi punuar pa u lodhur drejt këtij qëllimi – kështu që jam shumë i lumtur që më në fund shoh se edhe vendet anëtare kanë filluar të lëvizin dhe mobilizohen politikisht dhe janë të gatshëm të investojnë politikisht për të pasur anëtarë të rinj të BE-së deri në vitin 2030”.

Komisioneri Evropian Varhey përshëndeti qëndrimin e Charles Michel një javë më parë, duke shtuar se Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt zgjerimit në vitin 2030.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like