(VIDEO) Ulen marzha e pemëve dhe perimeve, pijet me çmim të garantuar

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi zgjerimin e listës së produkteve me çmim të garantuar. Pas analizave të Qeverisë, siç tha ai, është konstatuar se duhet të ketë ulje shtesë të çmimeve. Në disa produkte ulja do të jetë nga 10 në 30 %. Lista e sotme përfshin edhe pije joalkoolike, ujë të gazuar, jo të gazuar dhe birrën.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Ne gjithashtu morëm një vendim të ri për uljen e marzhit për pemët dhe perimet, që do të ulë edhe më tej çmimet për 30 për qind për këto produkte. Prodhuesit e pijeve joalkoolike dhe ujit i janë bashkuar masës së çmimit të garantuar si kompani shoqërore përgjegjëse me iniciativë të tyre dhe kjo është për t’u përshëndetur”.

Ai shtoi se Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ka marrë një vendim të ri për uljen e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Me uljet e reja të çmimeve, që do të hyjnë në fuqi nga nesër, birra, pijet e gazuara dhe jo të gazuara, uji natyral dhe i gazuar do të shiten me çmime më të lira.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Me këtë vendim, çmimet më të larta të produkteve përcaktohen në nivel çmimesh, me përjashtim të çmimeve të shitjes, të cilat janë aplikuar më 19 shtator 2023 në tregtinë me shumicë, janë ulur për 10 %. Shitësit me pakicë janë të detyruar të shënojnë qartë produktet me mbishkrimin “çmim i garantuar”.

Qeveria mori sot vendimin për përcaktimin e marzhës më të lartë të fitimit si kusht të veçantë në tregtinë e frutave dhe perimeve të freskëta.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like