VIDEO TRONDITËSE/ Adoleshentja dhunon 15-vjeçaren, i gjuan kokën disa herë në trotuar! Gjendja e saj kritike

by admin
Spread the love

Rrahja brutale e një vajze 15-vjeçare e cila goditi kokën në trotuar disa herë gjatë një sherri, ka shkaktuar tronditje në Misuri të SHBA-ve.

Vajza e dhunuar ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar lëndime në tru.

Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, adoleshentja e dhunuar dridhet nga plagët që ka marrë.

Menjëherë pas publikimit të videos, avokati i shtetit kërkoi që 15-vjeçari i arrestuar të gjykohej si i rritur.
 “Ky akt i egër pa respekt për jetën njerëzore nuk ka vend në Misuri apo askund. Unë jam duke u lutur për viktimën. Krimineli duhet të trajtohet si i rritur. Nëse viktima vdes, akuza duhet të jetë vrasje nga pakujdesia”, i shkroi X-it prokurori Andrew Bailey. Të hënën, në fakt, shkolla u detyrua të ndërpresë mësimet herët pasi kishte kërcënime në lidhje me videon.

 


Top Channel

You may also like