VIDEO/ Titulli historik me Leverkusen, shikoni festën e Granit Xhakës me familjen

by admin
Spread the love

Granit Xhaka ishte protagonist absolut te fitimi i titullit historik nga Bajern Leverkusen. Ylli me origjinë shqiptare ka qene sonte duke festuar me familjen e tij. Graniti ishte i rrethuar nga nëna, babai, gruaja dhe vajzat e tij, pas përfundimit të ndeshjes mes Bajern Leverkusenit dhe Verder Bremenit në kuadër të javës së 29-të në Bundesligë. 

 

Ndeshja përfundoi 5-0 për skuadrën e Xhakës, i cili arriti të realizonte edhe një supergol, ndërkohë që edhe arritën të kurorëzohen kampion pesë xhiro më herët se përfundimi i këtij sezonit. 

Pas ndeshjes, Xhaka është takuar me familjen e tij, ndërsa babai i tij, Ragip Xhaka pati edhe një mesazh për Çabi Alonson.  

 xhaka familja

“Çabi Alonso në histori të futbollit!”, ka shkruar babai i Granitit në rrjetet sociale. Ky është titulli i parë në historin e Leverkusenit në Bundesligë në 120 vjet themelimi si klub. 

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like