Video/ Të rejat me minifund sulmojnë brutalisht turistin për t’i vjedhur celularin në qendër të qytetit kolumbian (fotot)

by admin
Spread the love

Pamje shokuese janë publikuar nga autoritetet në Kolumbi ku një grup tre vajzash rrethojnë e sulmojnë një turist britanik për t’i grabitur sendet personale teksa ecen në qendër të qytetit Kolumbian të Medellin.

Qyteti verior kolumbian njihet për kartelin e drogave me të njëjtin emër por pamje të tilla rrallëherë ishin parë në qendrat turistike të qyteteve të vendit.

Grabitja dramatike u regjistrua në fundjavë ku dy vajza me minifunde dhe veshje të vogla shihen që identifikojnë objektivin e tyre i cili nuk e dallon rrezikun teksa kalon para tyre.

Por më pas grabitëset nisin sulmin e tyre ndaj turistit teksa me anë të dhunës nga tre vajza, arrijnë t’i marrin celularin, raporton e përditshmja vendase El Tiempo.

Në pamje shihen vajzat që i flasin të riut për disa sekonda dhe shpejt njëra prej tyre e kap nga çanta e shpinës.

Ai përpiqet të largohet por grupi i grabitëseve e ndjekin duke e mbajtur nga çanta e shpinës, teksa më pas nis përleshja dhe vajzat e godasin me grushte në fytyrë.

Kalimtarët e habitur nuk duket se e kuptojnë se është një grabitje e mirëfilltë teksa i riu goditej nga të gjitha drejtimet.

Policia raportohet se kishte arrestuar vajzat grabitëse dhe në të tjera video të policisë shfaqen pamje të tre të dyshuarave që futen në makinat e policisë.

Në një deklaratë majori i policisë Adrian Chacon, tha se policia ka kryer hetime të gjera pas incidentit.

“Gratë u identifikuan dhe kapën ndërsa objektet e vjedhura i kthyen të huajit”, tha ai.