(VIDEO) Të premten Qeveria duhet t’i përgjigjet kërkesave të Sindikatës së Arsimit

by admin
Spread the love

Bisedimet mes Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe përfaqësuesve të qeverisë do të vazhdojnë  nesër, ku pritet që SASHK-u të marrë përgjigje konkrete për kërkesat e tyre. Kryetari i sindikatës, Jakim Nedellkov ka bërë të ditur se ka përfunduar raundi i parë i negcociatave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për rritjen e pagave në arsim, ndërsa shtoi se përveç  pagave në tavolinën e bisedimeve janë shtruar të gjitha çështjet e tjera.

Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut

“Të gjitha çështjet që janë të hapura në bazë të kërkesave tona janë diskutuar, analizuar, argumentuar nga të dyja palët. Negociatat vazhdojnë të premten kur presim përgjigje konkrete për propozimet tona”.

Që kur greva u pezullua, afati i ndërmjetësimit është dhjetë ditë për harmonizimin e qëndrimeve dhe në rastë se për këto dhjetë ditë nuk ka zgjidhje konkrete, atëherë afati do të vazhdohet edhe për dhjetë ditë tjera.

Ndryshe, Këshilli i SASHK-ut më 28 prill, vendosi për pezullim të grevës me qëllim që brenda afatit të përcaktuar kohor të gjindet zgjidhje, ndërsa në qoftë se nuk zgjidhet, siç paralajmëruan nga Sindikata greva do të aktivizohet. Ministria e Arsimit dhe Shkencës paraprakisht njoftoi SASHK-un për zgjidhe të qetë të kontestit, ndërsa tek Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dërgoi kërkesë që të përcaktojë ndërmjetësues. Sipas rregullativës ligjore, SASHK-u ishte i obliguar që të ulet në tavolinën e bisedimeve. Nëse brenda 10 ditëve të para nuk zgjidhet çështja, palët i vazhdojnë bisedimet edhe për 10 ditë të tjera. Për vendimin e SASHK-ut që të pezullohet greva, një pjesë e anëtarësisë shfaqi revoltë dhe protestoi para hapësirave të Sindikatës me kërkesën për të vazhduar greva.

Sindikata kërkon që pagat në arsim të rriten për 18, 4 për qind.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

You may also like