(VIDEO) Taravari: Shtetasit e Kosovës do t’i paguajnë shërbimet mjekësore njëjtë si shtetasit e RMV-së

by admin
Spread the love

Shtetasit e Kosovës do të paguajnë për shërbime shëndetësore njëjtë sikurse shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu njoftoi  kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë konferencës së mbajtur për 100 ditët e partisë që ai drejton në Qeveri.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

“Do të sigurojmë 20 ambulanca për institucionet shëndetësore në vend dhe në fund jam i lumtur të iu njoftoj se vëllezërit tanë nga Kosova nuk do të paguajnë më shuma astronomike për shërbime shëndetësore në Shkup. Tarifat për shtetasit e Kosovës do të jenë të njëjta sikur ato për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut”

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti,  tha se kjo iniciativë do të jetë reciproke, pasi sipas tij, janë në komunikime të vazhdueshme me të gjitha shtetet fqinje. Ai madje infromoi se ky shërbim tani më veç se ka filluar të zbatohet në disa klinika.

FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Veç se ka filluar të zbatohet në disa prej klinikave dhe në disa prej instutucioneve. Për vendimin un vetëm drejtojë urdhëra nëpër klinika dhe në instutucione shëndetësore, ata me anë të këtyreve këshillave, drejtuesit duhet të bien vendim dhe të nivelizohet të gjitha çmimet”

Por jo vetëm kaq, ministri Mexhiti, paralajmëron se ky vendim do të zgjerohet edhe me shtete tjera fqinje dhe po ashtu edhe me shtetet tjera në diasporë. I pari i Shëndetësisë tha se pritet së shpejti e njejta iniciativ të bëhet realitet edhe me Shqipërinë, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like