KAJRO – SHBA dhe Egjipti thirrje për fleksibilitet për të arritur marrëveshjen në Gazë

by admin
Spread the love

KAJRO, 10 maj /ATSH-DPA/- Egjipti dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për fleksibilitet për të arritur një armëpushim deri tani të pamundur dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve midos lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe Izraelit pas një raundi jopërfundimtar negociatash në Kajro.

“Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ranë dakord dje gjatë një bisede telefonike për rëndësinë e nxitjes së palëve që të tregojnë fleksibilitet dhe të bëjnë përpjekjet e nevojshme për të arritur marrëveshjen”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme egjiptiane.

Izraeli dhe Hamasi nuk po negociojnë drejtpërdrejt; kështu që SHBA-ja, Katari dhe Egjipti po veprojnë si ndërmjetës.

Shoukry dhe Blinken diskutuan situatën më të fundit të sigurisë dhe humanitare në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, të mbushur me refugjatë.

“Zyrtari egjiptian paralajmëroi për rrezikun e pasojave të operacioneve ushtarake izraelite në Rafah, në Egjiptin fqinj”, shtoi zëdhënësi.

Në fillim të kësaj jave, Izraeli mori kontrollin e kalimit kufitar në Rafah, duke ndaluar dërgimin e ndihmave humanitare përmes objektit në Rripin e Gazës së populluar.

Rafah është streha e fundit për qindra mijëra palestinezë të zhvendosur nga lufta e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit. Izraeli e sheh qytetin si bastionin e fundit të Hamasit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like