Ambasadori Rohde e përgëzon Xhakën me shokë

by admin
Spread the love

Ambasadori i Gjermanisë për Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar për suksesin e mbrëmshëm të Bayer Leverkusen, që arriti në finale të Ligës së Evropës.

Rohde uroi Granit Xhakën dhe bashkëlojtarët e tij për këtë sukses dhe rekordin prej 49 ndeshjeve pa humbje.

“Një tjetër natë emocionuese në Leverkusen. Granit Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij – të pamposhtur prej 49 ndeshjesh – kalojnë në finalen e Ligës së Evropës në Dublin më 22 maj!

Këtë vit, klubet gjermane patën një parapërgatitje vërtet të mirë përpara se të fillojë EURO2024 pas rreth një muaji”, shkroi ambasadori gjerman.

Bayer Leverkusen arriti të fitonte titullin në Bundesliga për herë të parë në histori, ndërsa është në finale të Ligës së Evropës dhe në finale të Ligës së Konferencës.

You may also like